Lajme

Protestojnë fermerët, derdhin qumështin te rrethi i Dragodanit

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi i Dragodanit, në Prishtinë.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalonin nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, te Mensa e Studentëve e në fund për t’u ndalur te Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kane derdhur qumështin e tyre në rreth te Dragodani, kjo pasi që nuk janë lejuar që të kalonin për te Qeveria. Protesta e sotme vjen për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.



Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndaheshin.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.