Maqedoni

Protestë e VMRO-DPMNE-së, kërkohet lirimi i të dënuarve për “27 Prillin”

Thirrje për lirimin e të dënuarve për dhunë në

Thirrje për lirimin e të dënuarve për dhunë në Parlament më 27 prill 2017, por edhe shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, janë kërkesat e drejtuar nga protesta nën moton “Liri për mbrojtësit e kushtetutës “.

– Advertisements –


“Kemi një emër …. Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni!”.

Protestuesit e pranishëm në protestë ishin unanim në mesazhet e tyre për lirim nga akuza për ata që u dënuan për hyrjen e dhunshme në Kuvend katër vjet më parë.

“Liri për mbrojtësit e kushtetutës dhe gjykim të drejtë si dhe rënia të Qeverisë.”

“Mendoj se askund në botë nuk ka vendime të tilla si këtu. Katastrofë.”

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjithashtu morri pjesë në protestë, megjithëse partia mohoi që ata janë organizatorët e drejtpërdrejtë të ngjarjes.

Këta sot kanë dalë në mbështetje të njerëzve që mbrojtën Kushtetutën, një ditë njeri i dënuar padrejtësisht është si një përjetësi. Meqenëse kemi praktikë gjyqësore për rihapjen e çështjeve, nuk shoh asnjë arsye pse kjo çështje të mos rihapet, në mënyrë që njerëzit në përgjithësi të kenë shans të dytë për të mbrojtur veten dhe për të dëshmuar pafajësinë e tyre – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mbështetje dha edhe kryetari i partisë GROM, Stevçe Jakimovski, i cili kërkoi amnisti për të akuzuarit.

Për gjithçka që ata kishin frikë se do të ndodhte, ndryshimi i emrit kushtetues, ndryshimi i Kushtetutës, vendosja e dygjuhësisë në Maqedoni, si sulm ndaj identitetit dhe gjuhës – gjithçka ndodhi. Ata njerëz kishin të drejtë dhe nëse dikush thotë se ata rrezikuan rendin kushtetues, atë rend kushtetues Zoran Zaevi dhe ata rreth tij e ndryshuan Kushtetutën. Në fakt, ata po mbronin kushtetutën ekzistuese kurse ata po e sulmonin – tha Stevçe Jakimovski- GROM.

Fjalim kishte edhe këngëtari i operës, Igor Durllovski, i cili ishte i vetëm i akuzuar që nuk u dënua, duke i liruar nga çdo faj.

Ne kërkojmë nga Gjykata Supreme e Maqedonisë që të anulojë aktgjykimet kundër të gjitha ngjarjeve në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill 2017 dhe të vazhdojë gjykimin për shkak të provave shtesë për dëshmi të rreme të dëshmitarëve dhe përzgjedhjes selektive të provave dhe dëshmitarëve kundër të akuzuarve – u shpreh Igor Durllovski- i liruar nga akuzat.

Për protestën e sotme reaguan edhe nga LSDM, ku vlerësojnë se Mickoski proteston për mbrojtjen e dhunës.

I mbështetur nga bashkëpunëtorët dhe realizatorët e tij, Apasiev dhe Baçev, Mickoski realizon urdhrat e mentorit të tij nga Budapesti. Qëllimi i vetëm i Mickoskit është të mbrojë krimet brenda partisë së tij dhe shefit të tij Gruevskit – tha Bogdanka Kuzevska- zëdhënëse e LSDM-së.

Ndryshe, në protestën e sotme, mund të vëreheshin edhe qytetarë që nuk mbanin maska edhe krahas afërsisë mes vete kurse disa ishin të mbrojtur mirë.

Alsat