Maqedoni

Protestat për rastin “Monstra”, aktakuzë për 7 persona

Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot deri tek Gjykata Penale ka ngritur aktakuzë kundër 6 pjesëmarrësve në protestat e organizuara për rastin “Monstra”. Të gjithë akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale në bazë të Nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkë me aktakuzën, Prokuroria e Shkupit ka propozuar që tu vazhdohet masa e paraburgimit me qëllim sigurimin e tyre gjatë procedurës penale.

Për të njëjtën vepër penale është ngritur aktakuzë edhe për një person tjetër, për të cilin Prokuroria sot i propozoj Gjykatës që t’i caktoj masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut nga arratisja.

The post Protestat për rastin “Monstra”, aktakuzë për 7 persona appeared first on Alsat.