Lajme

Protesta për Klodian Rashën – Arrestohen 2 qytetarë në Durrës, procedohen 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga në Durrës nën ak

Dy persona janë vënë në pranga në Durrës nën akuzën për grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, për protestën #UnëjamKlodiani.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dy qytetarë të tjerë, pjesëmarrës së kësaj proteste.

Të arrestuarit janë të identifikuarit me iniciale SH.M. (24 vjeç) dhe A.B. (30 vjeç). Ndërsa të proceduarit, A.V. (20 vjeç) dhe F.D. (23 vjeç) – banues në Durrës.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.


Etiketa: , ,