Lajme

Protesta Kombëtare, gjykata rrëzon gjobat e bashkisë ndaj PD-së

Partia Demokratike ka fituar betejën gjyqësor

Partia Demokratike ka fituar betejën gjyqësore me Bashkinë e Tiranës që drejtohet nga Erion Veliaj. Gjykata Administrative vendosi të shfuqizojë të gjitha gjobat që bashkia i kishte vendos opozitës për  Protestën Kombëtare të 16 Shkurtit.

Deklarata e plotë e PD-së:

Sot Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe  Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane.


Etiketa: ,