Lajme

Propozimi skandaloz i Grupit të Krizave: Shkëmbim territorial ose autonomi për komunat sërbe në Kosovë

Bashkimi Evropian duhet të shikojë mundësinë që në platformën dialoguese Kosovë-Serbi, ta përcaktojë se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, sugjeron Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e fundit vjeshtor. 

Kjo organizatë e pavarur, që analizon konfliktet në botë, megjithatë parashikon se zgjidhja finale do të përfshijë koncesione të mëdha, duke përfshirë autonomi të gjerë për komunat serbe apo shkëmbim të territoreve.

Njëri nga hartuesit e këtij raporti, Giuseppe Famà, udhëheqës i Çështjeve Evropiane në këtë organizatë, tha se BE-ja nuk duhet të imponojë kufizime në dialog dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rol në bindjen e Kosovës që të ridizajnojë platformën dialoguese. 

Sipas tij, nëse Kosova pajtohet për autonomi të gjerë për komunat me shumicë serbe, e njëjta duhet të vlejë edhe për Luginën e Preshevës në Serbi.