24 orë+ Ballkan

‘Prontoja’ e Vuçiqit pritet që të publikohet edhe në Kosovë, thonë nga ASKK

Lidhur me përgjimet 18 mujore që po e traumatizojnë Serbinë, e që në këto përgjime gjendet vet kreu I shteti serb, Aleksandër Vuçiq, e shumë ministra e njerëz të strukturës së partisë së tij, çdo ditë e më shumë po publikohen organizimet dhe format e veprimit të strukturës së tij, thotë për Insajderi, Kryetari i Bordit të Asociacionit Asociacioni Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve të Kosovës, Milazim Gashi

Insajderi

Lidhur me organizimin e gjatë të operacionit të përgjimeve në fjalë dhe vetë transkripteve të këtyre bisedave, Gashi ka pohuar se së bashku me faktorin ndërkombëtar dhe inteligjencën e huaj në Kosovë, kanë ardhur në konkludime se përgjimet në fjalë janë realizuar nga një shtet I fuqishëm evropian, por në bashkëpunim me struktura të brendshme të shtetit serb, me theks të veçantë, Ministra e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai pohon se transkriptet e përgjimet ekzistojnë dhe janë shumë voluminoze e të cilat tregojnë që rrjeti i organizimeve kriminale, korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe ndikimit në shtetet e ndryshme që nuk e kanë njohur Kosovën janë një pjesë e trajtimit të Presidentit serb dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Në këtë kontekst, sipas Gashit, pritet që së shpejti që të gjitha materialet e këtij operacioni do të bëhen publike për skenën botërore me qëllim të lansimit të gënjeshtrave që Vuçiq dhe rrethi I tij I ka bërë në raport me ndërkombëtaret kur në vitin 2012 erdhi në pushtet me premtimin ndaj tyre që do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur.

Gashi pohon se pas publikimit të këtyre përgjimeve  opinion serb në Kosovë e Serbi do të ballafaqohet e realitetin I cili është në kundërshtim me atë që në pamje të parë e përfaqëson Vuçiq.

Sipas kryetarit të bordit të ASKK, i gjithë materiali I përgjimeve gjendet në së paku dy adresa, e të cilat janë duke pritur reagimet në Serbi e që pastaj të ato të bëhen publike.

Opinioni i gjerë Kosovar do të ketë mundësinë që përmes mediumeve që janë marrë më herët me këtë çështje në Kosovë të bëhen publike dhe aty të shpërfaqet ky skandal dhe realiteti I rrem I krijuar nga Vuçiq si dhe Zyra e qeverisë serbe e asht-quajtur për Kosovën.

Gashi në mënyrë kategorike pohon se në këto përgjime do shpërfaqen edhe shumë biseda që kanë të bëjnë me vetë partinë politike kosovare, Lista Serbe, dhe rolit të saj destruktiv dhe me lidhje kriminale në Kosovë.

Siç kishte raportuar ditë më parë Insajderi, një pjesë e kontrollit të brendshëm të policisë i ka përgjuar bisedat e Vuqiçit, djalit të tij, vëllait të tij por edhe të krerëve të tjerë të shtetit. Vite më parë një skandal i këtyre përmasave kishte rrëzuar Nikolla Gruevskin nga pushteti në Maqedoninë e Veriut.

Mediat serbe raportojnë se janë përgjuar bisedat e Aleksandër Vuqiçit me vëllain Andera Vuqiç, dhe me djalin e tij të madh, Danillu Vuqiç.

Gjithashtu janë përgjuar bisedat e drejtorit të BIA-s serbe, Bratisllav Gashiq, kryetarit të Novisadit dhe nënkryetar i partisë së Vuqiçit, Millosh Vucevic si dhe shefit të diplomacisë serbe, Nikolla Selakovic, dhe një herët edhe anëtarit të kryesisë së partisë së Vuqiçit, Vlladimir Gjukanovic si dhe kryetarit të klubit të futbollit, ‘Cervena Zvezda’, Zvezdan Terrzic.

Siç kishte raportuar InDoks, i dyshuari për vrasjen e Oliveri Ivanovic në Kosovë, dhe i njohur si njeri i krimit të organizuar në Veri, Millan Radojqiç, për një periudhë të caktuar ka qenë Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, siç e quanin ata ‘Kosovës dhe Metohisë’.

Në periudhën kur janë kryer këto përgjime, përfaqësuesit e partisë kosovare, Lista Serbe, ishin në vazhdimësi në koordinim me kreun e shtetit serb, Vuqiç, dhe persona tjerë të përgjuar.

Siç lajmërojnë mediat serbe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuqiç në televizionin ‘Pink’ ka pranuar se ka marrë informacione se është nën përgjim tash e një vit e gjysmë dhe se sipas tij ai edhe e din se kush qëndron pas këtij operacioni.

Praktikat e të kaluarës në regjion tregojnë që përgjime të këtyre përmasave, edhe pse përdorën strukturat e brendshme shtetërore, nga mbrapa qëndrojnë shtete të fuqishme që mbikëqyrin korrupsionin dhe krimin e organizuar brenda shteteve ballkanike.

Siç raporton ‘Kurir’, kreu i kontrollit të brendshëm ka qenë Dejan Milenkovic i cili është shkarkuar në fillim shtatori 2020 dhe siç pohojnë mediat e shumta në Serbi, shkarkimi i tij është bërë pikërisht për arsye se i njëjti ka kuptuar qe është duke u përgjuar kreu i shtetit, Vuqiç.

Vuqiç gjatë intervistës së tij nuk ka dashur të tregoi se kush qëndron pas përgjimit, për arsye se pos që është President, ai është edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Nacionale në Serbi.

Në bazë të asaj çka pohojnë mediat serbe Këshilli i Kuvendit të Serbisë për kontroll të shërbimeve të sigurisë i kontrollon shërbimet, por jo edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme,.

Në këtë artikull theksohet se aparatura me të cilën janë bërë përgjimet në këtë operacion është e veçantë dhe askush nga MPB-ja nuk ka qenë i informuar për blerjen e saj.

Lëmshi i këtij misteri filloi të zgjidhjen kur disa nga policët lojal të Vuqiçit e kuptuan se ishin vet ata nën përgjime dhe pastaj ata siguruan disa përgjime dhe ato ia dërguan Presidentit Vuqiçi, i cili publikisht e pranon se e ka dëgjuar vetën në përgjimet në fjalë. /Insajderi.org