Lajme

Pronarit të një kafeneje në Prishtinë i humb kuleta, kishte pagat e punëtorëve në të

Pasi kishte përfunduar orarin e punës dhe po kujdesej vetë për pastrimin e kafiterie së tij, pronarit të një lokali në Prishtinë i ka humbur kuleta, derisa po kthehej në shtëpi.

Në faqen Network Prishtina, një miku i tij ka bërë lutje, që nëse dikush e ka gjetur kuletën t’ia kthejë, pasi që sipas tij, 80 % e parave që ka pasur, kanë qenë paga të punëtorëve që ka dashur t’ua u jepte më 1 nëtor, transmeton Indeksonline.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ky është pubikimi që është bërë në faqen Network Prishtina:

Përshëndetje. Mikut tim Kujtim Morina i ka humbur kuleta, në rrugen Muharrem Fejza, mbrëmë rreth orës 12.10-12.30 të mesnatës, pasi kishte pastruar lokalin e tij. Lutja e tij është që të kthehet së paku 80% i parave që janë aty, sepse halli tij është se pagat e punëtorëve i ka pasur në kuletë, duke u pergatit për t’ua dhënë me të parin.
Çdo kush që ka informata, ju mirëpres.

Faleminderit shumë.