Lajme

Prokuroria kërkon paraburgimin e dy të dyshuarve për vrasjen në Gradicë

Xh.B., 54-vjeçar dhe djali i tij 19-vjeçar po dyshohen për vrasjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër që ndodhi para dy ditësh në fshatin Gradicë të Drenasit.

Dy të dyshuarit janë vetëdorëzuar dje në polici, teksa zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë se sot gjatë ditës pritet që të bëhet kërkesa për paraburgimin e dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të rastit.

Prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar te armeve”, ka thënë Ulaj.

Babai i 15-vjeçarit B.M., po vazhdon të trajtohet në Intrensivë në QKUK dhe sipas mjekëve i njëjti ka lëndime serioze, për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit, kryesisht në regjionin e kokës.

Të miturit do t’i jepet lamtumira e fundit sot në varrezat e fshatit Gradicë