Lajme

Prokuroria e Ferizajt ndalon tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në disa komuna

Prokuroria Themelore në Ferizaj  ka njoftuar se

Prokuroria Themelore në Ferizaj  ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, shkruan Insajderi.

Në njoftim thuhet se personat e dyshuar janë nga Komuna e Prishtinës dhe janë në mbajtjë për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre  persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /Insajderi.com