Lajme

Prokuroria: Agim Kajmaku u kandidua kur ishte në kërkim ndërkombëtar

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku k

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit dhe ky është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm. Dje, PD publikoi shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila thoshte se shenjat e gishtërinjve të Kajmakut përputhen me shenjat e gishtërinjve të Jorgo Totos (emri që mbante Kajmaku në Greqi). Vetë Kajmaku në një letër dërguar Arta Markut thoshte se ka marrë pafajësinë në shtetin grek.

Por çështja është se kur e ka marrë pafajësinë?

Në këtë dokument të Prokurorisë së Përgjithshme shihet qartë se më 13 shtator 2019 z.Kajmaku ka marrë pafajësinë dhe është revokuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.

Pra, në Maj 2019, kur Edi Rama kandidoi Agim Kajmakun si kandidat për Bashkinë e Vorës ai ka qenë person në kërkim ndërkombëtar. Vetë z. Kajmaku nuk e ka shkruar këtë në formularin e Dekriminalizimit, që është detyrim ligjor.

Ndërkohë shkresa e prokurorisë ka shkuar edhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Brenda 10 ditëve pritet të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut.

Lexo edhe:

“Jorgo Toto”/ Kajmaku letër Arta Markut: S’e dija që isha dënuar

Prokuroria: Agim Kajmaku është Jorgo Toto. Bardhi: Rama ta shkarkojë


Etiketa: , , , , , , , ,