Lajme

Prokuroria: Agim Kajkamu i kandidua kur ishte në kërkim ndërkombëtar

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku k

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit dhe ky është tashmë një fakt i kundërshtueshëm. Dje, PD publikoi shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila thoshte se shenjat e gishtërinjve të Kajmakut përputhen me shenjat e gishtërinjve të Jorgo Totos (emri që mbante Kajmaku në Greqi). Vetë Kajmaku në një letër dërguar Arta Markut thoshte se ka marrë pafajësinë nga shtetin grek.

Por çështja se kur e ka marrë pafajësinë?

Në këtë dokument të Prokurorisë së Përgjithshme shihet qartë se më 13 shtator 2019 z.Kajmaku ka marrë pafajësinë dhe është revokuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.

Pra, në Maj 2019, kur Edi Rama kandidoi Agim Kajmakun si kandidat për Bashkinë e Vorës ai ka qenë person në kërkim ndërkombëtar. Vetë z. Kajmaku nuk e ka shkruar këtë në formularin e Dekriminalizimit, që është detyrim ligjor.
Ndërkohë shkresa e prokurorisë ka shkuar edhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Brenda 10 ditëve do të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut.

Lexo edhe:

“Jorgo Toto”/ Kajmaku letër Arta Markut: S’e dija që isha dënuar