Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoj.
Mësohet se Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës, me automjete të policisë të blinduara. Grupi hetimor i ngritur deri tani ka marrë ne shqyrtim pamjet e sigurisë në disa biznese.
Grupi hetimor ka marrë si material kamerat e restorantit ku kane drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kane drekuar ne nje restorant luksoz ne zonën e plazhit.
Bëhet me dije se jaën duke u parë pamjet e restorantit, për të parë nëse dikush i kishte ata nën mbikëqyrje. Për llogari të hetimit, janë shoqëruar disa persona. Jane marre shume filmime ne rrugën e plazhit, te bizneseve, për të parë se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Po ashtu, po merret edhe informacion në terren.