Maqedoni

“Prokurori dhunues”, Mariçiq kërkon zgjidhje të rastit

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kërkon

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kërkon që rasti i para njëzet ditëve më parë kur një prokuror nga Prokuroria e Shkupit sulmoi fizikisht një grua 40-vjeçare të sqarohet. Mariçiq pret që prokuroria të veprojë dhe të hedhë dritë mbi çështjen, pavarësisht nga fakti se është kolegu i tyre.

– Advertisment –

Prokurori publik i shtetit ka mundësinë të fillojë procedurë për shkarkimin ose ngritjen e një lloji tjetër të përgjegjësisë para Këshillit të Prokurorëve Publikë për çdo çështje, duke përfshirë edhe këtë. Në këtë rast, imazhi i këtij prokurori është dukshëm i prishur, por ne nuk mund të komentojmë ose shkelim prezumimin e pafajësisë – tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Alsat dje kërkoi përgjigje nga Prokuroria, lidhur me atë se si do të veprojnë dhe a do të fillojnë procedurë disiplinore ndaj prokurorit? Sanksioni minimal është zvogëlimi i pagës, ndërsa maksimumi – shkarkimi i tij.

Përndryshe, ngjarja e hidhur kur prokurori rrahu një grua ndodhi më 10 mars. Gruaja 40-vjeçare nga Shkupi, para se të sulmohej, shkoi të takonte nipin e saj të mitur, për të cilin mori njoftim nga shërbimet sociale se ka qëndruar vetëm në shtëpi me ditë të tëra pa kujdes prindëror. Babai i tij nuk ishte në shtëpi, ndërsa nëna i ka vdekur disa vjet më parë. Pasi punonjësit social e thirrën gruan, ajo shkoi te nipi i saj e shqetësuar. Babai erdhi me dy avokatë. Por, ishte paraqitur edhe prokurori i cili e ka sulmuar dhe e ka kërcënuar atë dhe burrin e saj. Ajo rastin e paraqiti në polici, ndërsa vetë ka shkuar te mjeku i cili ka konstatuar lëndime.

Bojan Stojanovski