24 orë+ Lajme

Profesori universitar Qorrolli: Kushti i Abdixhikut për Vjosën presidente, deputetët e saj t’i bashkohen LDK-së

Profesori universitar Vigan Qorrolli në rrjetin e tij social ka shkruar se deklarimet e Lumir Abdixhikut se duan të takohen vetëm me pretendenten për presidente Vjosa Osmanin, janë me prapavijë. Sipas tij LDK por synon një fitore pa luftë, njofton 24-ore.info

“Synimet e kryetarit te ri te LDK’se, Abdixhiku, per negociata tête-à-tête (koke me koke) me pretendenten per Presidente, Vjosa Osmani, e kane vetem nje qellim: ndarjen e shtate deputeteve me VV’ne dhe bashkimin e deputeteve te Listes se saj me LDK’ne ne nje grup parlamentar.

Kesisoji LDK do ta arrinte edhe nje fitore pa lufte: opozita numer nje ne kuvend, duke e tejkaluar ne numra PDK’ne me deputete. Asgje me pak, asgje me shume!”, ka shkruar Qorrolli./24-ore.info