Opinione

Prof. Daniel Serwer, për Kosovën dhatë një sugjerim, por e keni gabim

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, j

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, janë kombi më paqedashës, më pro amerikan, më pro evropian, megjithatë janë kombi më i nëpërkëburi dhe më i vuajturi në Ballkan.

Prof. Daniel Serwer, këtyre ditëve sugjeroi që “Kosova duhet të heqën dorë nga idea e Bashkimit Kombëtar me Shqipërinë, si edhe t’u sigurojë më shumë të drejta popullit serb dhe Kishës Orthodikse Serbe në Kosovë”.

Prof. Daniel Serwer, sugjeroi gjithashtu që “edhe në Serbi duhet të ngriten diskutime më serioze sesa pretendimet politike ndaj Kosovës”, informoi “Bota Sot” në WEB faqen e saj në rubrikën e lajmeve të datës 30 prill 2021, sipas bllogut të tij “Peacefare”.

Daniel Serwer, Ju si njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor me siguri keni menduar se, me këto sugjerime e keni gjetur shkopin magjik për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke i analizuar në mënyrë racionale këto sugjerime që i propozoni më duhet t’ju them se, kjo qasje e juaj është tejet e gabuar dhe në favor të Serbisë kriminale agresore gjenocidale e vrasëse.

Pakica serbë që jeton në Kosovë e që Ju e quani populli serb, i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetët në botë.

Serbia këtë pakicë serbe gjithnjë e ka instrumentalizuar dhe shfrytëzuar për t’i treguar botës se kjo pakicë serbë në Kosovë na qenka e rrezikuar dhe e kërcënuar nga shqiptarët, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Serbia këtë pakicë serbe në Kosovë e instrumentalizoi dhe e shfrytëzoi edhe në kohën e kriminelit Sllbodan Millosheviq, duke i detyrur forcërisht por dhe me kërcënime me vdekje, që serbët e Kosovës të shkonin për të protestuar në Beograd se gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët ne Kosovë, bile për të shkuar të protestojnë në Beograd serbëve ua paguante edhe biletat e trenit dhe të autobusit.

Krimineli Sllobodan Millosheviq, këto manipulime me pakicën serbe në Kosovë , i shfrytëzoi për ta bindur opinionin ndërkombëtar se gjoja interesohet dhe përpiqet ta mbrojë pakicën serbë në Kosovë nga shqiptarët.

Krimineli Sllobodan Millosheviq me këto paralajmërime e nisi agresionin gjenocidal e vrasës në Kosovë, për t’i dëbuar shqiptarët nga Kosova dhe për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë në dëm të shqiptarëve shumicë dhe autoktonë në Kosovë.

Në të vërtetë në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq populli shqiptar në Kosovë ishte populli më i shtypur dhe më i rrezikuari në ish Jugosllavi dhe në Ballkan.

Serbia në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq fillimisht e suspendoi administratën në Kosovë, e suspendoi ekonominë në Kosovë, e suspendoi arsimin në Kosovë nga ai fillor e gjer në atë universitar, i suspendoi edhe tërë institucionet kulturore në Kosovë, duke krijuar para syve të botës një aparthejd të Serbisë në Kosovë. Asokohe shqiptarët e Kosovës jetonin vetëm në sajë të parave që i dërgontë mërgata shqiptare për t’i mbajtur gjallë me bukë shqiptarët e Kosovës.

Serbia kriminale pas vëndosjes së këtij aparthejdi në Kosovë, në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal e vrasës në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, duke angazhuar 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të Serbisë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë ndaj shqiptarëve duarthatë.

Kjo e solli në skenë UÇK-në e cila u vu në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të nderit të familjeve shqiptare në Kosovë.

Serbia në vitet 1998/99 kreu krime nga më të rëndat që njeh historia e njerëzimit, duke vrarë e masakruar 15 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësh në gjoksin e nënës, duke dhunuar në mënyrë shtazarake 20 mijë femra shqiptare, duke rrembyer nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1650 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive e, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe duke e bërë shkrumb e hi Kosovën.

Ky agresion gjenocidal e vrasës i Serbisë i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të Kosovës të marrin rrigën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

NATO me bombardimet e saj 78 ditore e detyroi Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse që të largohet nga Kosova dhe kjo e ndërpreu gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe ia solli lirinë e pavarësinë Kosovës.

Zoti Daniel Serwer, shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, me indentitet, gjuhë, tradita dhe kulturë të pakontestueshme nga askush.

Shqiptarët janë popull fisnik dhe paqedashës dhe në tërë historinë shqiptare nuk mund të gjeni asnjë fakt apo dëshmi që, shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Serbët në Ballkan janë ardhacakë të shekullit të 6-të nga Kaukazi i largët. Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan sollën vetëm egërsi, luftëra të përgjakshme dhe në këtë mënyrë i zgjeruan kufijtë e tyre, e më së shumti duke i okupuar trojet shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishi. Për të gjitha këto ekzistojnë tapi në arkivat e Stambollit.

Serbia vetëm në fundshekullin e 20-të kreu tre luftëra gjenocidale okupuese në ish Jugosllavi, në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë e masakruar dhjetera mijëra njerëz të pafajshëm, duke dhunuar dhjetëra mijëra femra të pafajshme dhe duke dëbuar miliona banorë të pafajshëm, me të vetmin qëllim për ta zbatuar doktrinën e kriminelit Sllobodan Millosheviq se kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Zoti Daniel Serwer, po Ju prezentoj vetëm tre argumente lidhur me masakrat serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po Ju prezentoj disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich vazhdon t’i përshkruajë si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocial edhe në Kosovë duke kryer krime nga më monstruozet.

Po Ju prezentoj edhe disa pjesë të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Zoti Daniel Serëer, lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyr bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Zoti Daniel Serëer, pasi t’i lexoni këto tre fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar me Serbinë dhe serbët po të kishin bërë krime të tilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

Themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë për të cilin insiston Serbia, paraqet qëllimin e Serbisë për ta dobësuar funnksionimin e shtett të Kosovës, dhe që këtë Asociacion të komunave me shumicë serbe ta përdor kundër funksionimit normal të Kosovës si shtet i pavrur e sovran, edhe pse pakica serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Zoti Daniel Serëer, dëshiroj T’ju informoj se kishat, manastiret dhe patriarkanat serbe të cilat dëshiron Serbia t’i administrojë nga Beogradi, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të cilat i kanë ndërtuar dhe ruajtur shqiptarët autoktonë , për çka ekzistojnë fakte dhe dëshmi historike.

Serbia këto objekte të krishtera shqiptare pas okupimit të Kosovës i ka ndryshuar për nga pamja dhe i ka përvetësuar, dhe tani nëpërmjet tyre synon t’i shtrijë kthetrat e saj në Kosovën tashmë shtet i pavarur e sovran.

Ekzistojnë fakte të gjalla se këto objekte kulti që Serbia pretendon se janë të saj, gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitët 1998/99 janë përdorue si baza ushtarake serbe ku janë burgosur, torturuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë”.

Kisha Orthodokse Serbe për fat të keq, në vend që ta fisnikërojë shpirtin e besimtarëve serbë, ajo është bërë luftënxitëse dhe mbrojtëse e krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

Pas të gjitha atyre krimeve që Serbia i kreu në Kosovë në vitet 1998/99 nuk kemi dëgjaur gjer më sot asnjë fjalë keqardhjeje nga asnjë klerik orthodoks serb.

Zoti Daniel Serëer, historia serbe është e bazuar vetëm në mite gënjeshtare, gjë që e fakton edhe kjo hartë e Enciklopedisë së Rusisë e vitit 1817, ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në këtë hartë.

Luftën e Kosovës të vitit 1389 Serbia e quan si fitore të saj ndaj Turqisë, gjë që nuk ka asfarë logjike që një Serbi aqë e vocër, që paraqitët në këtë hartë, të ketë luftuar në vitin 1389 kundër Perandorisë së fuqishme të Turqisë.

Zoti Daniel Serëer, sa i takon sugjerimit T’uaj për dialogun Kosovë-Serbi, ky dialog ka filluar mbrapsht dhe nga bishti, e jo nga koka e problemit, duke i vendosur në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse me Kosovën viktimë.

Shqiptarët janë i vetmi popull autokton në Kosovë. Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Ilire-Dardane, dhe pasardhës të vetëm të Ilirëve janë shqiptarët.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin Serbia dhe serbët që në vitet 1998/99 kryen agresion gjenocidal e vrasës në Kosovë.

Kërkesa e Serbisë viteve të fundit që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë shqiptarët është e padrejtë, e papranueshëme dhe poshtëruese.

Çfarë kompromisi lyp Serbia, kur Kosovën e bëri shkrumb e hi, kur vrau e masakroi mijëra shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, kur dhunoi 20 mijë femra shqiptare, kur rrëmbeu në Kosovë 1650 shqiptarë të pafajshëm fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqipatarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite nuk po i tregon hekuranat në Serbi ku janë djegur mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë të të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të dhe BE-ja, do ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale, që në dialogun Kosovë-Serbi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.

Zoti Daniel Serëer, sa i takon sugjerimit T’uaj lidhur me Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë , dëshiroj T’jua rikujtoj se, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, gjysma e trojeve dhe e popullir shqiptar mbetën jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë vetën pë t’i kënaqur orekset hegjemoniste të Serbisë, dhe se kjo padejtësi e madhe duhet korrigjuar me mjete demokratike.

Është tejet absurde dhe padrejtësi e madhe që gjysma e shqiptarëve sot jetojnë në trojet e veta, por në pesë shtete fqinje me njerkat si nënë , duke e patur Shqipërinë amë.

Pa shikojeni hartën aktuale të Shqipërinë amë që duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

Serbia me ndihmën financiare të Rusisë dhe Kinës dy vitet e fundit në Veri të Kosovës në trojet e shqiptarëve që u dëbuan gjatë agresioit gjenocidal e vrasës të Serbinë në vitet 1998/99, është duke ndëtuar koloni serbe ku në shtëpitë e mobiluara po vendosën shumë serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë, dhe për këtë nuk po reagojnë as SHBA-të dhe as BE-ja.

Serbia këtë veprim kolonializues në Kosovë është duke e realizuar me qëllim të ndryshimit të gjendjes demokrfike në favor të serbëve.

Prof. Daniel Serwer, Zoti ju bekoftë juve, familjen tuaj, popullin tuaj dhe shtetin tuaj.