Lajme

Procedohet në Qeveri koncept dokumenti që i hap rrugë projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se do ta fuqizojnë bazën ligjore kundër korrupsionit dhe se do të fuqizojnë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu.