Sport

Prishtina mposht Arbërinë, Llapi befason Gjilanin në “Stadiumin e Qytetit”

Gjatë të shtunës, Superliga e Kosovës në futbol

Gjatë të shtunës, Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me javën e 29-të kampionale, teksa Prishtina ka mposhtur Arbërinë ndërsa Llapi ka shkaktuar befasinë e javës, duke e mposhtur si mysafir ekipin e Gjilanit, njofton Insajderi.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ka shënuar fitore me shifrat 2:0 ndaj Arbërisë. Golat për nikoqirët në këtë takim u shënuan nga Abazi (5’) dhe Krasniqi (15’) që shënoi nga pika e bardhë.

Më këto tre pikë, Prishtina ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 27 sosh.

Në takimin tjetër, Llapi ka mposhtur 2:0 Gjilanin si mysafir, kështu duke i shkaktuar humbjen e parë Ismet Munishit nën drejtimin e ekipit gjilanas. Golat për miqtë në këtë përballje u realizuan nga Sadriu që shënoi diopietë në këtë përballje në minutat 22’ dhe 52’.

Llapi me këto tre pikë, shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katër me 43 të tilla. /Insajderi.com