Sport

Prishtina fiton ndaj Connah’s, me një këmbë në raundin tjetër

Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:1 ndaj Connah’s Quay Nomads në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Europa Conference League.

Ndeshja u zhbllokua katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Leutrim Bekteshi shënoi për epërsinë fillestare të “Plisave, e që ishte epilogu i fraksionit të parë.

Pjesa e dytë nisi me gola. Otto John e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 53-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Mysafirët e rrezikuan fitoren e Prishtinës kur në minutën e 75-të Moore ngushtoi epërsinë, megjithatë tre minuta më vonë Endrit Krasniqi u përkujdes që kampionia e Kosovës ta rikthente epërsinë e dyfishtë.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Otto John shënoi edhe golin e katërt për vendasit

Kështu, kryeqytetasit shkojnë në ndeshjen e kthimit me epërsi prej tre golave dhe të relaksuar e presin ndeshjen.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet më 29 korrik në Uells.