Sport

Prishtina fiton lehtësisht ndaj Connah’s Quay Nomads

Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezul

Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 kundër Connah’s Quay Nomades në kuadër të kualifikimeve për “UEFA Conference League”, shkruan Insajderi.

Në minutën e 40-të të ndeshjes Leotrim Bekteshi i dha epërsinë fillestare kryeqytetasve.

Pjesa e parë pastaj u mbyll me rezultat minimal prej 1-0.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.

Otto John dyfishoi epërsinë e Prishtinës në minutën e 53-të të ndeshjes.

Mysafirët tentuan të rikthehen në lojë me golin e Tom Moore nga goditje e lirë në minutën e 75-të, por përkundër kësaj, vetëm tre minuta më vonë, Endri Krasniqi realizoi golin e tretë për vendasit.

Krejt në fund të ndeshjes, kampionët e Kosovës arritën të shënojnë edhe golin e katërt të ndeshjes përmes Otto John, për t’i sigurar fiton kështu ekipit vendas.

Kjo është fitorja e parë në paraqitjen e parë të Prishtinës në Conference League.

Ndeshjen kthyese, skuadra nga kryeqyteti do ta zhvillojë si mysafirë në Uells më 29 korrik./Insajderi.com