Sport

Prishtina dhe Drita luajnë baras në ndeshjen e fundit të vitit në Superligë

Prishtina ka dështuar ta mposhtë Dritën përkundër se udhëhoqi gjatë shumicën së ndeshjes së fundit të pjesës së parë të sezonit 2020/21 në Superligë, duke e mos e shfrytëzuar mundësinë të futet bindshëm në garë për titull.

Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia për ta shpëtuar nga humbja kampionen në fuqi më pak se dhjetë minuta para fundit, pasi fillimisht Besnik Krasniqi i kishte kaluar bardhekaltrit në epërsi në pjesën e parë të dielën në Stadiumin Fadil Vokrri, raporton Gazeta Express.

Drita, për të cilën ky ishte barazimi i dytë radhazi, e mbyll pjesën e parë të sezonit në vendin e parë me një epërsi prej tri pikëve ndaj Ballkanit në vendin e dytë.

Prishtina, ndërkohë, ngel në pozitën e tretë me nëntë pikë më pak se Drita dhe gjashtë me pak se Ballkani.