Lajme

Prishtina bllokohet nga makinat, punimet në rrugë krijojnë kaos

Ndonëse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, ende vazhdojnë të shtrohen rrugë e trotuare, madje edhe në kryeqytet.

Si pasojë e këtyre punimeve, të cilat shpesh zgjasin me vite, shpesh ka edhe bllokim total në komunikacion, shkruan Indeksonline.

Madje në këto orë të mbrëmjes, momentalisht një nga rrugët më të frekuentura në Prishtinë, ajo “Agim Ramadani”, është vërshuar nga makina të shumta, të cilat kanë krijuar edhe kaos.

Këto kolona, vijnë si pasojë e punimeve që komuna po kryen./Indeksonline