Lajme

Prindërit shqiptarë po trafikojnë djemtë në tregun e drogës në Angli

Një investigim i medias britanike ‘The Teleg

Një investigim i medias britanike ‘The Telegraph’, ka zbuluar se prindërit shqiptarë po trafikojnë (kontrabandojnë) fëmijët e tyre (djemtë) adoleshentë, në mënyrë që t’i bashkohen oraganizatave kriminale që kontrollojnë tregjet e kokainës në Britani.

Numri i fëmijëve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar është gjithnjë e në rritje. Atyre u premtohet se do të fitojnë mijëra paund nëse shesin drogë për llogari të gangsterëve (bosave).

Procesverbalet e gjykatave tregojnë se adoleshentët shqiptarët që kanë hyrë më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë, janë ndjekur penalisht në qytete të ndryshme në të gjithë vendin, nga Selkirk deri në Bath, Dewsbury deri në Shrewsbury dhe nga Londra në Glasgow, pasi u kapën me drogë me vlerë 200,000 £.

Burimi: The Telegraph, përshtati Mapo.al

Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë


Etiketa: , , , , ,