Showbiz

“Princi im i kaltër…” Ditëlindja e parë si baba për princin Leka, ja si e uron Elia

Princi Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër

Princi Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër të një vajze pak kohë më parë. Geraldina e vogël e ka bërë çiftin të ndihet shumë i lumtur në këtë periudhë pak të vështirë pandemie.





Sot është një ditë e shënuar në familjen e tyre, pasi princi Leka feston ditëlindjen. E nuk kishte se si të mungonte urimi i Elias.

“Princi im i kaltër. Të uroj gëzuar ditëlindjen. Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falënderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri”- shkruan Elia.