Sport

Prezantohet Mirel Josa si trjaner i skuadrës shkodrane: Ju tregoj planin tim për Vllazninë

Mirel Josa është prezantuar zyrtarisht si traj

Mirel Josa është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Vllaznisë. Ky vendim duket i çuditshëm pasi tekniku pranoi ofertën për të drejtuar ekipin shkodran dy javë përpara fundit, plus një finale për të luajtur, atë kundër Laçin, në Kupën e Shqipërisë. Josa foli për këto detaje ndërsa tregoi dhe planin e tij për të ardhmen:



Ndryshimet? Nuk ka gjëra për të ndryshuar te Vllaznia. Mua më duhet që skuadra të jetë kompakte. Do ta shihni më vonë, qoftë në rezultate. Puna jonë varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti dhe jo vetëm Xhaferri, por edhe kur kam shkuar me presidentët tjerë, ka pasur problem sinqeriteti. Ju fus dhe ju gazetarëve këtu. Të gjitha gjërat besoj unë do të shkojnë mirë. Objektivi ynë është kapja e Europës dhe të vazhdojmë për sezonin e ardhshëm.

Kupa? Në futboll s’ka parashikime, por duhet të keni parasysh që dy herë jam ndeshur me Vllazninë kur isha me Laçin. Laçi ka një skuadër të fortë. Ne do ta bëjmë veten tonë më të fortë sepse është një ndeshje. Para ndeshjes finale të Kupës do të kemi një takim me lojtarët. Nëse një skuadër, të gjitha këto faktorë vijnë me emërues të përbashkët, emëruesi i përbashkët është arritja e objektivave. Presidenti ka 50 përqind. Të bëjmë të gjithë punën tonë, rezultatet tona do të vijnë.

Brdariç? Ky nuk është problemi im. Që të largohet një trajner nga skuadra, nuk është vetëm faktori rezultat që mund të largohet një trajner. Varet se ç’ndodh brenda për brenda. Epoka, qoftë e shkurtër, qoftë e gjatë përfundon. Puna është mos të jenë të mërzitshme punët tona me njëri-tjetrin. Ne kemi parë trajnerë që ndërrohen në gjithë botën. Vetëm se atje ka sanksione.

Stafi teknik? Unë personalisht jam munduar që kudo kam shkuar të mbaj njerëzit që kanë punuar, por tani jemi në dy periudha të ndryshme. Të përfundojë kjo periudhë dhe do të shohim. Në punën tonë, po të kesh shumë siguri, duhet të jesh shumë i kujdesshëm në çdo moment. Unë me lojtarët e kam programuar të shkoj nesër në seancën e parë stërvitore.

Plani? Unë kam gati projeksionet që kanë të bëjnë me këto dy ndeshjet e fundit. Gjërat e tjera dalëngadalë do të rregullohen. Sezoni i ardhshëm nuk është në varësi të tre takimeve. Nuk luhet futbolli duke i shpuar njerëzit me një gjilpërë. Unë do t’i shoh aftësitë e lojtarëve.

Hakmarrje në finale? Jo s’ka aspak vend për hakmarrje. E falënderoj Laçin. Shumë i mirë është ambienti në Laç, ashtu janë mësuar të funksionojnë. Është hera e parë që flas për Laçin dhe e falënderoj për mundësinë e dhënë. Mirënjohja është një problem tjetër që unë këtu në Shkodër e kam pasur. Problemi është se si do të bëjmë që këtyre lojtarëve t’i marrim maksimumin”,