Lajme

Presidentja në Detyrë takohet me Bekim Jasharin

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka vizitua

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Skenderajt ku është takuar me kryetarin, Bekim Jashari.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Jashari theksoi se kjo ishte vizita e parë nga institucioni i presidentes që kur mori detyrën si kryetar i Skenderajt më 2017.

“Bashkë me U.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata”, tha Jashari.

Ai shtoi se me Vjosa Osmanin ka diskutuar për disa projekte që duhet të jenë pjesë e projekt-buxhetit për vitin 2021. Osmani ka premtuar mbështetje për ato projekte.

“Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta”, tha ndër tjerash kryetari Skenderajt. /Insajderi.com

Prita në vizitë zyrtare Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, 29 December 2020