Lajme

Presidenti slloven viziton nesër Kosovën, takohet me presidenten Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nesër (e

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nesër (e enjte) do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me homologen kosovare, Vjosa Osmani.

Ardhjen e tij në Kosovë dhe takimin bilateral mes presidentëve të dy shteteve, e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

“Po, presidenti slloven, Borut Pahor do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, tha Kupina, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ardhja e presidentit Borut Pohor në Kosovë po bëhet pak ditë pasi një medium slloven kishte publikuar një dokument të ashtuquajtur “non paper”, që supozohej se kishte dalë nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha.

Në atë dokument flitej për ndryshimin kufijsh në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë./Insajderi.com