Sport

Presidenti i Napolit, vendos që stadiumin ta quajë “Diego Armando Mardona”

Presidenti i klubit napolitan, Aurelio de Laure

Presidenti i klubit napolitan, Aurelio de Laurentiis, ka vendosur që stadiumit, ku luanë ekipi i Napolit, “San Paolo” të  ri emërohet, duke e quajtur “Diego Armando Maradona”, për hir të gjeniut argjentinas të futbollit, i cili u nda nga jeta ditën e mërkure, në moshën 60 vjeçare, njofton Insajderi.

Këtë De Laurentiis e ka konfirmuar nëpërmjet një letre, pas ndarjes nga jeta legjendës së Argjentinës (të cilëve i fitoi një kupë bote, 1986), por edhe të Napolit, pasi si lojtar i Napolit, Maradona i suguroi dy tituj në Serie A.

“Unë mendoj se t’ia vendosësh ‘San Paolos’ emrin tënd, është gjëja e duhur, në mënyrë që të vazhdosh me ne si një demonstrim i rrugës së shkëlqimit që ka marrë kjo skuadër nga ty. Vitet tuaja në Napoli janë të paharrueshme në kujtesën e napolitanëve. Simbol i një dëshire për hakmarrje dhe një ringjallje e përmalluar. Faleminderit Diego, ju jeni këtu dhe do të qëndroni me të gjithë ne”, thuhej në një pjesë të letrës, të shkruar nga presidenti i Napolit për Maradonën. /Insajderi.com