Bota

Presidenti i Francës rezulton pozitiv në koronavirus

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai është testuar pas shfaqjes së disa simptomave dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Gjithashtu është bërë e ditur se Macron do të vazhdojë të drejtojë vendin dhe do ta vazhdojë punën nga distanca, shkruan BBC.

Deri tash në Francë janë konfirmuar dy milionë raste që prej fillimit të pandemisë, me më shumë se 59.400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.