Sport

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u takua me ministrin, Arben Vitia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës,

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në shoqëri me kryetarin e tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berishën, janë takuar gjatë të enjtes me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Insajderi.

Në këtë takim u bisedua për çështjen e vaksinimit të ekipeve të cilat do të marrin pjesë në garat evropiane e po ashtu edhe për mundësinë e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër stadiume.

Ministri Vitia pohoi se masat për pjesëmarrje të tifozëve në stadium do të lehtësohen varësisht nga situate me pandeminë, ndërkaq theksoi se vaksinimi do të fillojë së shpejti edhe për ekipet e futbollit, të cilat do të udhtojnë në garat ndërkombëtare.

Presidenti Ademi, falenderoi mistrin Vitia për gatishmërinë për ta përkrahur futbollin në këtë periudhë, derisa edhe nikoqiri e falënderoi FFK-në për bashkëpunimin dhe zbatimin e masave anti-Covid.

FFK beson që tri ekipet që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare do të vaksinohen sa më shpejt.