tjera

Presidenti i Azerbajxhanit i ka kërkuar Armenisë tërheqjen nga Nagorno-Karabakhu

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka kërkuar sonte që Armenia të caktojë një afat kohor për tërheqjen nga enklava Nagorno-Karabakh dhe territoret azerbajxhanase përreth.

Ai ka thënë se Azerbajxhani nuk do t’i ndalë veprimet ushtarake derisa të ndodhë kjo, njofton agjencia Reuters. Aliyev, në një adresim televiziv, ka thënë se Azerbajxhani ka pritur 30 vjet për të rikuperuar tokat e veta: “Nagorno-Karabakhu është territor azer. Ne duhet ta kthejmë dhe do ta kthejmë”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Azerbajxhani ka thënë se Armenia ka sulmuar sot edhe qytetin azer Mingachevir, por këtë gjë e ka mohuar Armenia.