Lajme

Pozhari: Kush fiton vota më shumë, le të bëhet president!

Lëvizja Vetëvendosje pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vjosa Osmanin ka bërë të ditur se e mbështet kandidaturën e saj për president. Synimet për ulësen e presidentit qëmoti i ka bërë publike edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gazetari Xhevdet Pozhari në rrjetin e tij social ka shkruar se që të dy do ta kishin legjitimitetin për t’u bërë president, mirëpo kjo ulëse do të duhej t’i takonte atij apo asaj që grumbullon më shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton 24-ore.info

“Ramush Haradinaj e synon postin e presidentit, ndërsa Vetëvendosja e ka bë publike se përkrahë Vjosa Osmanin për presidente. Të dy do të garojnë në zgjedhje. Të dytë do të kenë legjitimitet. Le të bëhet president/e ai/ajo që fiton më shumë vota. Njëjtë sikur të votohej edhe për zgjedhje presidenciale! Si thua, Ramush. A guxon?”, ka shkruar Pozhari./24-ore.info