24 orë+ Lajme

Pozhari: Driton Selmanaj do të duhej të ishte shkarkuar, deklarata e tij si ajo e Jabllanoviqit

Kanë vazhduar reagimet ndaj zv-kryeministrit Driton Selmanaj, i cili deklaroi se është i lodhur duke dëgjuar për masakra. Gazetari Xhevdet Pozhari, ka shkruar se ai sot do të duhej të ishte i shkarkuar.

“A e ka ndërmend ndokush me e kërku shkarkimin e një zv/kryeministri që kur flitet për masakra dhe për të mbijetuar, deklaron “Na keni lodhur me këso gjëra”. I njëjti që premtonte “shumë miliarda investime” nga marrëveshja me Serbinë, ndërsa dilte e tregonte qysh hajnë sendwicha. Në një shtet normal, sot ai s’do të dilte në punë si njeriu i dytë i shtetit.Heshtja kolektive tregon se nuk është e rastësishme që sot na gjykohet e kaluara. Nëse nuk dimë ta mbrojmë as lirinë nuk e meritojmë.Deklarata të tilla janë të ngjashme si ato të Jabllanoviqit”, ka shkruar Pozhari.

Reklamo bizensin tuaj ketu