Lajme

Pozhari deputetëve të LDK-së: Nëse kishit votë për Thaçin president e jo për Vjosën, Zoti ju marroftë!

“Nëse deputetët e LDK-së kishin votë për ta zgjedhur Hashim Thaçin president e nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, atëherë siç ka thënë ish kryetari Isa Mustafa: Zoti ju marroftë!”, ka shkruar në rrjetin e tij social gazetari Xhevdet Pozhari.

Aktualisht, pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, detyrën e presidentes së Kosovës është duke e ushtruar Vjosa Osmani. Osmani në zgjedhjet e fundit, sipas raportimeve të mediave, thuhet se ka fituar rreth 250 mijë vota si kandidate për deputete.

Osmani në zgjedhjet e kaluara kishte qenë edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-se. Ajo kishte fituar 162 mijë e 209 vota, ndërsa Albin Kurti 185 mijë vota./24-ore.info