Lajme

Postimi prekës i zëvendësministrit, për dajën që ia vranë 4 motrat në luftë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka bërë një urim prekës për festën e 28 nëntorit. Dreshaj ka publikuar momentin kur daja i tij, Liridon Lipaj ka vizituar varrezat e 4 motrave të tij.

Familja Lipaj ka humbur shumë në luftë, ndërsa Liridon Lipajt iu vranë 4 motra në prillin e vitit 1999. “Liridon Lipaj, është daja im. Katër motrat e tij, Lindihana 12 vjeçare, Mirdona 13 vjeçare, Njomza 14 vjeçare, Qëndresa 15 vjeçare u vranë mizorisht me 13 prill të vitit 1999 në fshatin Studenicë.

Askush s’është përgjigjur për këtë krim të tmerrshëm ndaj katër vajzave që po gëzonin fëmijërinë, siç s’kanë dhënë llogari para drejtësisë edhe për mijëra krime të tjera.

Sot familja e Liridonit po rritet e po zgjerohet në Kosovën e lirë. Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën shtet” shkruan Dreshaj në Facebook.