Sport

Porto vs Chelsea – formacionet e aktit të parë çerekfinal të Champions League

Me fillim nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e p

Me fillim nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve mes portugezëve të Portos dhe anglezëve të Chelseat, njofton Insajderi.

Për të arritur në këtë fazë të garave, portugezët kanë eliminuar njërën nga pretendentët kryesor, Juventusin, teksa londinezët kanë mposhtur gjithashtu një rival të fortë, spanjollët e Atleticos së Madridit.

Sergio Conceicao dhe ekipi i tij, në këtë ndeshje do të rreshtohen me formacionin 4-4-2, ndërsa Thomas Tuchel dhe Chelsea do të fillojnë ndeshjen me skemën 3-4-2-1.

Porto: Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Sanusi; Grujic, Uribe, Otavio, Corona; Diaz, Marega.

Chelsea: Mendy; Ruediger, Christensen, Azpilicueta; Chilwell, Kovacic, Jorginho, James; Werner, Mount; Havertz. /Insajderi.com