Sport

Portieri Kepa do të largohet nga Chelsea

Portieri Kepa Arrizabalaga do të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelseat. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje spanjollin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard.

Portieri 26-vjeçar këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat dhe tashmë e ka humbur vendin e titullarit nga Edouard Mendy.

Kepa në vitin 2018 iu bashkua Chelseat me bujë të madhe, por asnjëherë nuk arriti ta arsyetojë çmimin e tij.

Londinezët patën paguar 80 milionë euro, shumë kjo rekorde për ta transferuar nga Bilbao. Kepa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.