Opinione

Popull koti pa fije dinjiteti

Nga Drenusha Zajmi Hoxha

Pushtet, politikane, popull e sistem total te degraduar, poshteruar,e shkaterruar.Dhe prap ky milet gjen kohe dhe vullnet per perqeshje e pergojime kolektive, sharje nenash e motrash, stampedo linçimesh dhe thirrje per vrasje e heqje kokash.Ti je popull frikacak, qe trimerine e tregon me te dobetin. Cdo dite kemi vrasje grash, femijesh, kafshesh. Dhunime te miturish e te miturash.Pse o milet nuk protestove njehere se u vra nje rom i pambrojtur? Se u vra nje grua para femijeve? Ose ma thjeshte: Pse nuk proteston qe shtrenjtohet rryma, qe detyrohesh ta paguan Rtk-ne, se po te vidhet paraja yte nga bankat e pushteti? Se nje qytet i yti po qendron i ndare? Pse spo beheni Mic Sokola aty? Apo ende po kendoni “ Jo nuk ndahet Mitrovica… Nuk ke buke ne sofer, fotografi femijesh me leukemi pa ilace, nuk ke arsim, kulture, kahdo” fakultete” pa kritere qe prodhojne injorante. Nuk ke pune, ndersa ti dembelavesh tere diten, duke u kenaqur me deshtimin, vdekjen ose tragjedine e dikuj tjeter. Ku hamamin eshte ajo “ ndera” e shqiptarit , kur si ti hapesh syte , dikush dikujt ia shan motrat me radhe e bile edhe femijet ne djep? Cka ka ma perverse dhe me te felliqur se kjo?! Pse spo beni stampedo kur po ju shahet Skenderbeu? Kur ta brohorisni ate “ O sa mire me qene shqiptar!” a analizoni ndonjehere pse? A po gjeni ndonje arsye pse eshte mire? Jane vjedhur edhe 60 milione, 53 te tjere para syve tuaj, jane vjedhur krejt pronat publike, fondet pensionale, Keku, milionat e autostrades, hektare e hektare kosovare , milionat e pasaportave, droga ne polici, tendere pas tenderi…e ju u kfillet tash. Shkoni more ne hamam ju me gjithe mua, se nuk meritojme me mire. Popull koti pa fije dinjiteti.

Reklamo bizensin tuaj ketu

.