Kosovë

Politikanja kosovare flet nga spitali: Shnosh jo, po shërbim i mirë e internet falë

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

Ish-kandidatja për Kryetare të Mitrovicës nga PDK’ja Valdete Idrizi është shtrirë në spitalin e ORL’së në Spitalin Përgjithshëm të Mitrovicës, nga ku ka shkruar se shërbimi në këtë repart është për çdo lavdatë, shkruan Gazeta Metro.

Idrizi, përmes një njoftimi që ka bërë në rrjetin social Facebook, ka shkruar se reparti i ORL’së i këtij qyteti tash e 8 vite është reparti më i mirë e profesional, duke numëruar të mirat përveç shërbimit nga stafi mjekësor.

“Shnosh e mirë në spital jo, po bëj ma mirë së shpejti besoj. Shërbimi i mirë, mikpritja e mirë, interneti falë….me kalu sa më lehtë e sa më shpejtë. PS: Pas 8 vjet e gjysmë u ktheva në repartin e ORL-së e akoma vazhdoj me besu se askund nuk është repart më i mirë e më profesional se këtu”, ka shkruar Valdete Idrizi.

Kujtojmë, që Idrizi ishte kandidate për deputete nga Partia Demoratike e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe nuk ka marrë votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvend./gazetametro.net