Lajme

Policja franceze vdes pasi u sulmua me thikë në stacion policor

Një zyrtare policore në Francë është goditur pë

Një zyrtare policore në Francë është goditur për vdekje gjatë një sulm me thikë në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit.

Prokurorët anti-terror kanë marrë përsipër hetimin dhe vrasja po trajtohet si një sulm i mundshëm terrorist.

48-vjeçarja u godit me thikë në qafë, raporton BBC, transmeton Insajderi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit policor, të premten pasdite kur sulmuesi 36-vjeçar iu hodh në qafë dhe e sulmoi me thikë.

I dyshuari, i cili raportohet se erdhi në Francë nga Tunizia vite më parë, u qëllua nga policët e tjerë dhe vdiq më vonë në spital./Insajderi.com