Lajme

Policia shtrinë përtokë dy persona në qendër të Prishtinës (Video)

Dy persona janë kapur nga Policia e Kosovës gja

Dy persona janë kapur nga Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ndonëse ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre, në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se të njëjtit janë drejtuar për në stacionin policor.

Redaksia ka tentuar të komunikojë policinë lidhur me rastin, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

Në pamjet e bëra publike tashmë, shihet se fillimisht policia ka shtrirë përtokë dy të dyshuarit, ndërsa kur u nisën për në stacion, njërin nga ta nuk e “mbanin këmbët”.

Përveç dy patrullave policore të ndala midis rrugës, në prapavijë shiheshin kolona të gjata veturash, ndërsa në ajër dëgjoheshin krisma fishekzjarresh. /Insajderi.com