Lajme

Policia Rrugore bllokon qarkullimin e makinave te Unaza e Re

Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin e makin

Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin e makinave te Unaza e Re. Në të dyja krahët e rrugës nuk do lejohet lëvizja e automjeteve. Policia Rrugore thotë se kjo situatë mund të krijojë trafik, por bëhet për të shmangur incidentet gjatë kohës që mjetet e rënda punojnë në zonë.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm.

Lexo edhe:

Aksioni në Astir, IKMT: Do prishen 33 banesa, sot rrëzohen 8

Gaz, bomba molotov dhe Forca Speciale, çfarë po ndodh pranë Astirit


Etiketa: