Mëngjesin e sotëm policia ka rrethuar Astirin, ku pritet që ti hapet rrugë shembjes së disa banesave. Banorët janë përplasur me policinë, duke mos lejuar afrimin e fadromave të IKMT-së, por policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Banorët kanë qëlluar Uniformat Blu me gurë, ndërkohë që nga gazi lotsjellës janë lënduar 10 qytetarë. Policia bën me dije se janë plagosur 4 efektivë. Situata është kaotike te Astiri.
Ka persona të arrestuar dhe shoqëruar, ndërkohë që në spital kanë shkuar disa qytetarë të lënduar.
Etiketa: hidhet gaz lotjselles te Astiri, policia rrethon astiri