Lajme

Policia raporton për dy vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë gj

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë gjetur të vdekur gjatë së martës, në dy qytete të ndryshme.

Të dyja rastet janë cilësuar si vdekje të dyshimta, njofton Insajderi.

Një nga viktimat është femër dhe është gjetur e pajetë rreth orës 23:05 në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, viktima tjetër është i gjinisë mashkullore dhe është gjetur i vdekur në Kamenicë.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com