Lajme

Policia nuk u jep leje për protestë, por punëtorët e Telekomit nuk tërhiqen: Do të jemi në shesh

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për orën 13:00 do të mbahet.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, tha përmes telefonit se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

“Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai.