tjera

Policia nuk e ka kapur akoma “turkun” e Prishtinës që gjuajti 21 plumba në drejtim të Ardi Pajazitit

Ndonëse terrorizoi Prishtinën me shkrepjen e 21 plumbave në drejtim të Ardi Pajazitit, vëllait të Andit, i njohur si “italiani”, Hamdi Novobërdaliu me nofkën “turku” ndodhet ende në arrati.

Rasti ndodhi teksa vetura e Ardi Pajazitit ishte në lëvizje dhe u filmua nga personat që e panë ngjarjen me sy.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ky incident, “turku” ndodhet akoma në arrati.

Ndryshe, Hamdi Novobërdaliu – “turku” në vitin 2018  ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje