Lajme

Policia: Nga aksidenti në Tiranë humbën jetën dy vajza 17 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bërzhitë, pranë Tiranës. Dy vajza kanë humbur jetën, pasi makina me të cilin ato udhëtonin ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur në orën 01:00 dhe shkak mendohet se ka qenë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia. Makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një pemë. Policia thotë se automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar.

Në makinë ishin edhe dy të mitur 14-vjeç. 3 djemtë bashkë me dy vajzat po udhëtonin në rrugën e vjetër të Bërzhitës dhe po vinin drejt Tiranës.

Njoftimi

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Etiketa: