Kosovë

Policia në terren, kontrollon brenda autobusat se a po zbatohen masat antiCovid

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar  planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme, njofton se po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

“Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart”, thuhet në njoftimin dërguar mediave,