Lajme

Policia: Në protestën e PSD-së u lënduan tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për protestën e PSD-së para objektit të policisë, e cila përfundoi me 16 të arrestuar.

Sipas policisë, në këtë tubim u lënduan tre zyrtarë policorë.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 12.01.2021 – 12:57. Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.