Lajme

Policia ndalon një veturë në Mitrovicë, gjen të miturën bashkë me personin që dyshohet se e ka dhunuar

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia për hetimi

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, gjatë së hënës kanë ndaluar një veturë në Mitrovicë, në të cilën kanë ishte një e mitur bashkë me personin që dyshohet se e kishte dhunuar, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, i dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe pastaj është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë, 29.03.2021-12:45. Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com